Grup kriminal, vrasje e trafikim të miturish, 3 beratasit do deklarojnë pasurinë
OperacioniForca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Beratit, ku u kërkohet plotësimi iformularëve të pasurisë, 3 personave të dënuar për veprat grup i strukturuarkriminal, vrasje dhe trafikimi i të miturve.
Personattë cilët duhet të deklarojnë pasurinë janë:
• Besnik Hoxha, banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;
• Shkëlqim Beqiraj, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
• Leonard Laze, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.
Këtaindividë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’idërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFLështë në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse përvendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara ngakrimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personaveqë janë subjekt i Ligjit Special.