Inagurohet aksi rrugor Borsh-Kalaja e Borshit
Aksi rrugor Borsh-Kalaja e Borshit qëlidh atraksionet turistike të kësaj zone i sapo përfunduar është inauguruar këtëtë premte.
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri shoqëruar nga kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro u shpreh se kjo është një mundësi e mirë për turizmin si dhe për ekonominë.
Gjiknuri:Një rrugë që lidh një nga atraksionet mëinteresante turistike të këtij fshati dhe të kësaj zone dhe që do të jetë njëmundësi e shtuar për shumë turistë përta vizituar atë.
Gjiknuri theksoi se do të ketë investimetë tjera të pritshme për Bashkinë e Himarës.
Gjiknuri:Besoj se vitin tjetër do të fillojë dheinvestimi masiv për ujësjellësin dhe kanalizimet e reja të Himarës. Mbi 60milionë euro që do të zgjidhë përfundimisht dhe trajtimin e ujrave të zeza përbregdetin e Himarës dhe kjo do të jetë një vlerë e shtuar për turizmin.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i HimarësJorgo Goro u shpreh se objektivi është vazhdimi i këtij investimi më tej për tëlidhur dhe fshatin e Fterës duke e futur atë në guidën turistike.