Të gjithë në këmbë për Detin, replika mes Tedi Blushit e Taulant Ballës
Delimitimi i kufirit detar meGreqinë, i mbetur pezull, por i rikthyer në vëmendje nga Athina ka shqetësuaredhe Presidentin Ilir Meta, i cili nga Vlora është shprehur se shteti shqiptarduhet të respektojë Gjykatën Kushtetuese.
Fill pas kësaj deklarate, kreui grupit parlamentar socialist Taulant Balla, solli në kujtesë vendimine gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen për detin të firmosurasokohe nga Lulzim Basha në cilësinë e Ministrit të Jashtëm.
Ai thotë se Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë.
Por për këtë reagim përgjigjen e ka marrë nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, i cili teksa kujton se Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS, thekson se Presidenti nuk ka bërë asgjë më shumë përveçse ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.