Universitetet dhe konviktet në pandemi
Ndryshimii mesatares pranuese për në universitet ka bërë që numri i aplikimeve për njëprogram studimi është shumë më i ulët se një vit më parë.
"Nga 31 mijë maturantë që kanë marrëpjesë në provimet e maturës, vetëm 21 mijë e 700 maturantë kanë aplikuar. Kjodo të thotë që 30 përqind e maturantëve që kanë përfunduar këtë vit maturënshtetërore, nuk kanë zgjedhur që të aplikojnë për t'u pranuar në një programstudimi në universitetet shqiptare", shprehet Marash Logu, përfaqësues iqëndresës qytetare.
Brendadatës 31 gusht pritet që të dalin fituesit e parë për në universitete, ndërsanga data 10 shtator do të hapen aplikimet për fazën e dytë në studimet e larta.
Hapjae fazës së dytë për aplikime në universitet lidhet me përgjigjen e rezultatevetë provimeve sezonit të vjeshtës të maturës 2020.
Aktualishtmaturantët janë testuar për gjuhën e huaj dhe gjuhën shqipe, ndërsa brendadatës 7 shtator pritet që të marrin rezultatet.
Nisjae vitit të ri akademik në universitete lidhet ngushtësisht edhe me gjendjen nëkonvikte.
Përveçperiudhës së pandemisë në konviktet në kryeqytet regjistrimet kanë qenëgjithmonë të hapura. Ndërkohë nga ana tjetër disa studentë ankohen për kushtetnë këto godina.
"Nuk ka ujë, këtu tek godina 28.Uji vjen me orar", shprehet studentja.
Janëkryesisht godinat e vjetra ato të cilat ndeshen me problemin e ujit apo edhe tëhigjenës. Mësohet se Drejtoria e Konvikteve në qytetin Studenti është duke bërënjë analizë për shpenzimet e një studenti në godinat e reja, dhe kjo sipas qëndresësqytetare mund të sjellë dhe rritje të çmimit të akomodimit.
Sipasnjë studimi për kushtet në konvikte, rezulton se rreth 99% e studentëve deklarojnëse në tualete nuk ka materiale higjienike.
Referuarkëtij sondazhi rezulton se 82.9 % e studentëve dëshmojnë se investimet nëkonvikte kanë qenë vetëm për fasadë dhe se kushtet në to vijojnë të jenë të njëjta.
Nësituatë pandemie, Bashkia e Tiranës duhet të kujdeset më shumë për hapësira tëtilla të përbashkëta që mund të kthehen në një vatër të rrezikshme infeksioni.