Banorët e Krujës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm

Një orë ujë në dy ditë po marrinbanorët e Krujës këtë verë, pasi qyteti ka probleme me furnizimin.  Banorët thonë se kjo situata nuk ka ndodhurndonjë herë, ndërsa bashkia sqaron se zgjidhja përfundimtare do të vijë ngaujësjellësi i ri që po ndërtohet.

Krujapo vuan mungesën e ujit të pijshëm këtë verë. Banorët thonë se po furnizohenvetëm 1 orë në dy ditë.

“Ujë për të pirë kemi 1 orë në dy ditë.Një ditë po dhe një ditë jo.”

Problematikanë një kohë pandemie kur higjiena është kryesore, krahas vapës së gushtit, kavështirësuar jetën e banorëve.

“Ka një muaj në këtë gjendje, njëskandal i vërtetë.”

Shpëtimkanë gjetur tek depozitat dhe bidonat që i mbajnë në shtëpi.

“Për ujin kemi vendosur kazanët. Kurtë bie ndonjë tërmet më i madh do të na zërë bashkë me kazanët”.

Në Bashkinëe Krujës thonë se problematika do të marrë zgjidhje përfundimtare mepërfundimin e një investimi për ujësjellësin e ri që pritet të përfundojëbrenda vitit.