Zgjerimi i kufirit detar, PD: Nuk ka transparencë, Rama: Vajmedet PD ka dalë në mbrojtje
Për diskutimet mbi kufirin detar mesShqipërisë dhe Greqisë ka reaguar sërish Partia Demokratike.
Përmes një deklarate ata shkruajnë senuk ka asnjë transparencë nga qeveria shqiptare lidhur me këtë proces.
Gjithashtu ata kërkojnë informacione secila është hapësira ku zgjerohet shteti grek dhe nëse cenohen ligjet ndërkombëtare.
Deklarata:
PartiaDemokratike po ndjek me vëmendje zhvillimet lidhur me deklarimin e Greqisë përzgjerimin me 12 milje të ujërave territoriale. Nisur nga fakti se mesShqipërisë dhe Greqisë ka mbetur pezull procesi i delimitimit dhe se kjopërfshin zona me brigje përballë, një ekip ekspertësh të së drejtës së detitdhe asaj ndërkombetare po shqyrton këtë çështje. Nga konstatimet e para vihetre se:
Konventa III e OKB-së mbi të Drejtën e Detit -UNCLOS, parashikon se:
Neni3
Gjerësiae detit territorial
ÇdoShtet ka të drejtën të vendosë gjerësinë e deti të tij territorial deri në njëkufiri që nuk kalon 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar nëpërputhje me këtë Konventë.
Derisatë mos jetë përfunduar një marrëveshje mes tyre, shtetet duhet të sillen nëmënyrë të tillë që të mos venë në rrezik ose të pengojnë arritjen emarrëveshjes përfundimtare.
Nëpjesën më të madhe të mosmarrëveshjeve mbi delimitimin e ujërave territorialeapo të zonave ekonomike ekskluzive të shqyrtuara nga Gjykata Ndërkombëtare eDrejtësisë, thelbi i problemit mbetet përcaktimi i vijës bazë nga i cilillogaritet gjerësia e detit territorial, në lidhje me çdo vend kufitar. SipasKonventës së OKB për të Drejtën e Detit – UNCLOS, kjo bëhet me marrëveshje messhteteve kufitare për të arritur një zgjidhje të barabartë për palët.
Rolidhe pesha e secilit ishull në përcaktimin e kësaj vije bazë, nga e cila fillonmatja e elementëve të ujërave territoriale etj, duhet të jetë objekt i njënegociate të kujdesshme, duke pasur parasysh si vendimin e Gjykatës Kushtetuesetë vitit 2010 ashtu edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dheato të Tribunalit Ndërkombëtar mbi të Drejtën e Detit.
Kjoçështje ka nevojë për transparencë dhe informacion të detajuar dhe sqarues secfarë po ndodh, cila është hapësira ku zgjerohet shteti grek, a shkelen ligjetndërkombëtare që rregullojnë këto çështje dhe a cënohen të drejtat dhe hapësiradetare e Shqipërisë.
Nëvend të transparencës dhe informacionit, kryeminstri Rama ka zgjedhur tëfshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. Ndërkohë qeveria vazhdon të mos japëasnjë informacion mbi cfarë po ndodh me negociatat për delimitimin detar meGreqinë.
PartiaDemokratike mbështet zgjidhjen e çdo cështje të mbetur pezull në marrëdhënietme fqinjët përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtënndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjëmënyrë duke cënuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë.Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë Rama të ndalë fushatën e sulmeve dhegjuhën denigruese dhe të bëjë transparencë të plotë mbi të gjitha çështjet elartpërmendura.
Për reagimet e Partisë Demokratike kareaguar dhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Tëitter.
“Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojëLulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apotë qeshësh me këtë Artist që s'e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul,sinqerisht, shyqyr s'u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën esapunit!”