PD: AKShI jep tender 1 mld lekësh duke paracaktuar fituesin
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetërtender që sipas tyre është një aferë korruptive.
Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa përmes një deklarate për mediat u shpreh se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender prej 1 miliardë lekësh për një sistem monitorimi të inspektorëve.
Ai thotë se na garë janë dy kompani njëraprej të cilave nuk ka paraqitur ofertë duke bërë kështu që kompania tjetër tafitojë tenderin.
Hasa:Ndërkohë që vendi është në krizë dheshqiptarët nuk po ushqejnë dot familjet AKShI ka gatuar vjedhjen e radhës nga taksate shqiptarëve. AKShI ka vendosur të zhvillojë një tender prej 1 miliardë lekëshduke paracaktuar fituesin. Në tenderin e hapur nga ajo kanë marrë pjesë vetëm 2kompani, kompania e parë, Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertënekonomike ndërsa kompania e dytë, Iva Electronics dhe Image Communication andDevelopment kanë paraqitur një ofertë afër fondit limit prej 1 mld lekësh. Qartësishtfituesi është i paracaktuar pasi 1 nga kompanitë që kanë marrë pjesë nuk kamarrë ofertë. Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 mld lekë nga taksat eshqiptarëve do t’i paguajnë Iva Electronics dhe Image Communication për njësistem të monitorimit të inspektorëve që në fakt rezulton i ndërtuar që prejvitit 2013.