Gazetarët të papaguar dhe nën presion, sulmet mbi median në rritje pas pandemisë

Gazetarët dhe mediat e pavaruar po përballen me një situatëtë vështirë për gjetjen e të ardhurave dhe po punojnë nën një presion tëvazhdueshëm duke u bërë shpesh objekt abuzimi, sulmesh kibernetike dhengacmimesh ligjore, duke i detyruar të ushtrojnë autocensurë për të shmangurfalimentin.

Kjo bëhet e ditur nga raporti i ‘Flukseve financiare tëPaligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut’.

Në të saktësohet se të tre vendet njihen për denigriminsistematik të gazetarëve si dhe për ndërhyrjen dhe pengimin e raportimit tëpavarur.

"Në Shqipërishtimi i sulmeve mbi median, veçanërisht që nga shpërthimi i pandemisë, ështëkthyer në një shqetësim serioz pasi mund të kufizojë aftësitë investigative dhembikqyrëse të pushtetit të katërt" thekson raporti.

Nga ana tjetër konstatohet se shumica e radiove dhetelevizioneve janë në pronësi të shtetit ose nën ndikimin e politikanëve dhealetaëve të tyre.

Edhe legjislacioni anti-shpifje i propozuar për miratim,nënvizohet se do të kufizonte lirinë e medias, dhe do t’i ekspozonte gazetarëtndaj presionit qeveritar, veçanërisht në Shqipëri.

Partitë qeveritare dhe ato opozitare cilësohet se përdorinnë masë të gjerë dezinformimi dhe propagande dhe në raportin e vitit 2019 për Treguesine Lirisë së Shtypit, Organizata Reporterët pa Kufij i renditi të tre vendet nëkategorinë problematike për lirinë e medias.

Raporti evidenton se vendet e Ballkanit Perëndimor njihenpër mungesën e pavarësisë së medias, dhe gjatë viteve të fundit janë shtuarpërpjekjet për kërcënimin e gazetarëve dhe aktivistëve që punojnë në fusha mendjeshmëri të lartë.