Radhima e Vlorës me dy fytyra, bregdeti lulëzon ndërsa banorët e fshatit vuajnë për ujë dhe rrugë
Radhimaështë një prej zonave në Vlorë që ofron dy pamje plotësisht të kundërta, ajobuzë detit në zhvillim, ndërsa ajo lart në kodër po braktiset. Uji i pijshëmdhe infrastruktura janë shqetësimet e banorëve që jetojnë në kodrat e zonësturistike.
Rreth 70 përqinde banorëve të fshatit Radhimë janë larguar. Shkaku kryesor i largimeve të tyre ështëmungesa e vendeve të punës, mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastruktura efshatit.
Nga pjesa esipërme mund të gëzosh bukuritë e zonës, por të jetosh është bërë e vështirë,ndaj aty banorët kanë mbetur të paktë dhe kryesisht të moshuar.
"Të gjitha këto shtëpi që shihnijanë bosh, janë të vjetra, nuk ka njeri. Më shumë janë bosh se ka njerëz këtu.Nuk ka rini këtu, ka vetëm pleqëri", shprehet banorja
Mungesa eujit është problemi kryesor, fshati furnizohet vetëm një orë në ditë. Kjo ështëarsyeja pse depozitat shihen pothuajse mbi çdo banesë.
"Kur është nxehtë këtu nuk ka ujë,as të lajmë fëmijët, as të freskojmë shtëpinë. Na e sjellin ujin vetëm treçerekore, nuk e lënë një as orë të plotë"
Infrastrukturaështë një tjetër problematikë që shqetëson banorët.
Rreth 10vite më parë në Rradhimë jetonin rreth 2000 familje, ndërsa sot përllogaritetse kanë mbetur vetëm 250.