Replika në Twitter për detin, Basha: Transparencë për negociatat, Rama: Me detin do dalësh më i lagur se në 2017

Marrëveshja për zgjerimin e kufiritdetar me Greqinë ka përplasur në distancë kryeministrin Edi rama mekryedemokratin Basha.

Ky i fundit i ka kërkuar qeverisë që të bëjëtransparencë për negociatat me shtetin fqinj.

“Lëridërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh menegociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë...”

Edhe kreu i qeverisë ka reaguar përmesnjë postimi në Twitter ku i shkruan Bashës që të gjejë një temë tjetër për tëdebatuar pasi me detin do të dalë më i lagur se në vitin 2017.

“Çfarë kanë qenë për të thënë janë thënë me kohë e me vakt, marrëveshje akoma s'ka, po ti dëgjo mua, gjej ndonjë temë tjetër për teatrin tënd, se me ata që i besojnë kësaj marrëzisë së detit do dalësh edhe më i lagur se në 2017! Ta kam thënë, këtë popull për budalla s'e bëni dot. Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S'ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s'ta kam unë fajin kur bën sikur s'je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!”

Por Ramanuk u mjaftua vetëm me kaq pasi pak më vonë reagoi sërish në tëitter. Aishkruan se nuk ka pasur kurrë marrëveshje edhe pse janë ndërruar qeveritë nëGreqi.

“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim,kur s'ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi,ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s'është arritur?!Ti doteatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum timedet ata!”