PD: Bashkia e Tiranës po rindërton shkollat me 4-fish kostot e BE-së
Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Tiranës se po vjedh me tenderat e rindërtimit të shkollave e Tiranës.
"Erion Veliaj ka tenderuar 30 milionë Euro për të ndërtuar 14 objekte arsimore, ndërkohë që BE me standardet e tyre europiane, tenderon 15 milionë Euro për të ndërtuar 22 objekte arsimore" deklaroi zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa në një prononcim për median.
Zhupa iu referua të dhënave që japin Agjensia e Prokurimit Publik dhe denoncon që kostoja e Bashkisë Tiranë është tre apo katër fishuar nga kosto që paraqet BE.
Ina Zhupa: "Me fondet e BE-së me 158 milionë Euro ndërtohen 22 shkolla, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me 34 milionë Euro po ndërtohen 45 shkolla.
E bukura është që vetë Bashkia Tiranë në tenderin që ka bërë në Prill, parashikonte që me 10 milionë Euro të ndërtonte 8 shkolla.
Me tenderin e ribërë në Gusht parashikon që me 30 milionë Euro të bëjë 14 shkolla."
Konkretisht çfarë do të thotë që BE, një shkollë me standardet europiane e ndërton me 6810 mijë Euro, një shkollë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, po me standarde europiane e ndërton me 760 mijë Euro, ndërsa Bashkia e Tiranës e ndërton sot një shkollë me 2.2 milionë Euro duke tejkaluar edhe veten katër muaj më parë që thoshte që mund ta ndërtojë me 1.3 milionë Euro."