Lirohet 30 vjeçarja që mori peng e dhunoi shoqen për Nojën, avokati: E bëri nga tradhëtia

Gjykata eShkodrës ka dhënë detyrim paraqitje  përMargarita Gjonin, 30 vjeçaren e arrestuar nga policia. Ajo u shfaq në disavideo të publikuara në rrjetet sociale ku dhunonte një 22 vjeçare pasi eakuzonte për lidhje me të fejuarin e saj.

Në sallën e gjyqit ka folur vetëm avokati i saj Besmir Kolçi, i cili ka sqaruar se dy vajzat ishin shoqe mes tyre dhe për dy vite ajo e ka mbajtur në banesën e saj 22 vjeçaren duke e ushqyer dhe veshur.

Sipas avokatit, kur ajo ka mësuar tradhëtinë është tronditur, prandaj ka ushtruar dhunë.

Avokati  pretendoi se videot që u publikuan në rrjetet sociale nuk i ka publikuar 30 vjeçarja, por një familjar tjetër.

"E gjitha çfarë ka ndodhur ka ardhur në shenjë tronditje prej tradhëtisë së shoqes", ka bërë të ditur avokati në emër të shtetases Margarita Gjoni.

Në vlerësimtë provave dhe dëshmisë, prokurori Albert Muçaj, ka kërkuar detyrim paraqitje,pasi veprimet e saj janë klasifikuar si kundravajtje penale.

Duke u bazuar në këto të dhëna gjyqtarja Irida Kacerja dha vetëm detyrim paraqitje për 30 vjeçaren që pushtoi rrjetin me videot për atë që gjërësisht u quajt si fenomeni “Noja”