Dhunoi të moshuarin dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 55-vjeçari në Gjirokastër
Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunoi dhe tentoi që të godiste me thikë një 74-vjeçar.
Fatmirësisht,i biri i të moshuarit mundi të ndërhyjë duke shmangur një tragjedi.
Ngjarjaka ndodhur ditën e djeshme në në Gjirokastër, teksa mësohet se 55-vjeçari F.THishte me probleme të shëndetit mendor.
‘’Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e djeshme ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. H., 74 vjeç, banues në Picar, duke i shkaktuar dëmtime në trup, si dhe ka tentuar ta godasi me mjet mprehës (thikë) por fal ndërhyrjes së të birit autori është larguar’’, informon policia.
Menjëherëpas njoftimit kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ku kanëbërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e 55 - vjeçarit F. Th.
Nëcilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti mprehës (thika).
Materialet në ngarkim të shtetasit F. Th. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".