Me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë për në Mal të Zi, arrestohet i riu nga Shkodra
Një26-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës.
ShtetasiK.N u kap në aksin Shkodër-Hani i Hotit teksa po transportonte 5 emigrantë tëpaligjshëm drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
‘’Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në vëndin e quajtur 'Shtoj i Ri', ky shtetas është kapur në flagrancë me mjetin tip Fiat, i cili po transportonte 5 shtetas të huaj të vëndeve të treta, Bangladeshi, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së’’, informon policia.
Operacionipolicor i koduar “Itinerari”, u finalizua nga strukturat e Drejtorisë Vendoretë Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Kufirit MigracionitShkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
(Foto ilustruese)