Berat: Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet inxhinieri i pyjeve
Njëditë pasi punonjësi i bashkisë Berat humbi jetën teksa ra nga lartësia nëmomentin që po sharronte lisin, është arrestuar inxhinieri i pyjeve.
Arrestimii shtetasit K.B, 31 vjeç, u bë pasi nuk kishte marrë masat e duhura.
Gjithashtu,ai nuk ishte prezent gjatë punës.
‘’Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për puntorët si dhe nuk ka qënë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë’’, informon policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Lexo edhe: Berat: Po sharronte lisin, bie nga lartësia dhe ndërron jetë punonjësi i bashkisë