Bulqizë: Ushtronte dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij, arrestohet 27-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2020, 11:44
Një27-vjeçar u arrestua nga policia në Bulqizë.
I riuushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij.
‘’Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Vepra penale “Dhunë në familje’’, informon policia.
Materialetprocedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohenProkurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.