Gjobiten me nga 1 mln lekë për herë të tretë, dy lokale në Krujë
Pronari i një lokali në Fushë Krujë është proceduar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë 3 herë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Por,gjatë kontrollit nga policia u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet nëlokalin që kishte në pronësi.
Ndërkohë,Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllimparandalimin e përhapjes së COVID-19, evidentuan në Fushë Krujë, subjektin nëpronësi të shtetasit L.C, i cili u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrëme Aktin Normativ.
Edhe për këtë subjekt, është vendosur për të 3-tën herë, masë administrative 1.000.000 lekë.
Materialeti kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.