PD: Karriera politike 22-vjeçare e Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura

PërPartinë Demokratike, karriera politike 22 vjeçare e kryeministrit Edi Ramaështë e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës.

Përmesnjë postimi në Facebook, nënkryetari i kësaj force politike Edmond Spaho, karenditur disa nga premtimet, sipas tij, që Rama nuk i ka mbajtur.

Spahothotë se lista e premtimeve të pambajtura është shumë e gjatë dhe se qytetarëte ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij.

Postimi i Spahos në Facebook

Karriera politike 22 vjeçare e Edi Ramës është e mbushur me premtime të pambajtura, që fshihen pas propagandës.

Edi Rama nuk e mbajti premtimin për shëndetësinë falas.

Edi Rama nuk e mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e taksave për 97% të qytetarëve.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për buxhetin më të lartë për arsimin në 30 vjet.

Edi Rama gënjeu dhe nuk e mbajti premtimin për subvencione për fermerët.

Lista e premtimeve të pambajtura të Edi Ramës është shumë e gjatë. Qytetarët e ndjejnë vetë në kurriz keqqeverisjen e ndërtuar mbi gënjeshtrat e tij.

Sa herë kapet me të dyja duart në xhepat e qytetarëve, Edi Rama gënjen edhe më shumë.

Në rastin e inceneratorëve, aferës së korrupsionit Rama u kap në flagrancë duke vjedhur 400 milionë euro dhe premtoi se do jepte dorëheqjen. Por siç e di i madh e i vogël, ka 22 vjet që Edi Rama nuk mban asnjë premtim dhe vetëm gënjen.