Rekord rastesh me koronavirus në Korenë e Jugut

Rreth gjashtë muaj pasi arriti me sukses tazbresë në zero lakoren e infeksionit, Koreja e Jugut ka shënuar një rekord tëri personash të infektuar rishtas me koronavirus.

Me zbulimin e 441 rasteve të reja në 24 orë,autoritetet paralajmëruan të enjten rihyrjen në fuqi të masave më të rreptaantikovid.

Bizneset janë udhëzuar të reduktojnë numrin estafit, të ulin oraret e punës dhe të mundësojnë punën nga interneti.

Pas kishave, si vatra infeksioni konsiderohentashmë centralet telefonike me shumë punonjës dhe magazinat e mallrave.

"Kemi434 raste infeksioni lokal, nga të cilat 72 përqind në zonën metropolitane. Podiskutojmë mundësinë e kalimit në fazën 3 të gatishmërisë, që parashikonrregulla distancimi me jo më shumë se 10 veta së bashku, mbylljen e shkollavedhe anulimin e të gjitha eventeve sportive."

Mendohet se shtimi i numrit të personave tëinfektuar lidhet me organizimin e tubimeve antiqeveritare më herët gjatëmuajit, ndaj autoritetet koreanojugore kanë nxjerrë një listë me 51 mijëpersona që do duhet t'i nënshtrohen testimit për kovidin-19.

Rikthimi i masave të karantinës pritet të dëmtojëmë tej ekonominë e katërt më të madhe të Azisë.

Në botë, pandemia e koronavirusit të enjten erriti mbi 24 milionë bilancin total të të prekurve, me Indinë që shënoi njërekord ditor ndërsa Italia, Spanja dhe Franca, infeksionet më të shumta prejmuajsh.

Këto tri shtete europiane kanë refuzuar,megjithatë, rikthimin e karantinës së rreptë për qytetarët dhe bizneset, duke umjaftuar për momentin vetëm me rritjen e testimeve në terren.

Kina vazhdoi të enjten për të 11-n ditëradhazi të mos raportojnë raste të infektimit lokal por vetëm të ardhura ngajashtë, ndërkohë që SHBA-ja dhe Brazili vazhdojnë të kryesojnë listën e vendevesi për infeksionet, edhe për viktimat, me afro 300 mijë jetë të humbura sëbashku prej fillimit të pandemisë.