COVID, Zyrtari amerikan kërkon ndjesë për ekzagjerimin e vlerave të plazmës konvaleshente

Duke iu përgjigjur kritikave nga ekspertëtmjekësorë, Stephen Hahn, kreu i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, FDA,kërkoi ndjesë të martën se kishte mbivlerësuar vlerat e plazmës konvaleshentenga pacientë të shëruar nga COVID-19, për të kuruar dhe shpëtuar jetët epacientëve të tjerë.

Shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë iukundërvunë pretendimeve lidhur me trajtimin në fjalë, që nga njoftimi iPresidentit Donald Trump të dielën se Administrata e Ushqimit dhe Ilaçevekishte vendosur të lëshonte autorizim urgjent për plazmën konvaleshente, tëmarrë nga pacientë e shëruar nga koronavirusi dhe të pasur me antitrupa.

Presidenti e vlerësoi vendimin si një arritjehistorike edhe pse përfitimet e trajtimit ende nuk janë vërtetuar. Njoftimi njëditë para Kuvendit Kombëtar Republikan ngriti dyshime se ishte i motivuarpolitikisht për të shuar kritikat mbi trajtimin e pandemisë nga presidenti.

Zoti Hahn i pati bërë jehonë Presidentit Trumpduke thënë se nga 100 të infektuar, 35 më shumë do të shëroheshin ngakoronavirusi nëse trajtoheshin me plazmë. Pohimi mbivlerësoi në mënyrë tëtepruar gjetjet paraprake të Klinikës Mayo.

Ndjesa e zotit Hahn vjen në një pikë kritikepër agjencinë që ai drejton, e cila nën trysni të fortë nga Shtëpia e Bardhë,është përgjegjëse për të vendosur nëse vaksinat e ardhshme janë të sigurta dhekanë efekt në parandalimin e COVID-19.

Shifra 35% u kritikua nga shkencëtarë të tjerëdhe ish-zyrtarë të FDA-së, të cilët i bënë thirrje zotit Hahn të tërhiqtekomentet.

“Jamkritikuar për komentet që bëra të dielën në mbrëmje për vlerat e plazmëskonvaleshente. Kritikat ishin plotësisht me vend. Duhet të isha shprehur mëmirë, të kisha thënë se të dhënat tregojnë një ulje relative të rrezikut, porjo një ulje absolute,” tha zoti Hahn.

FDA mori vendimin bazuar në një analizë tëKlinikës së famshme Mayo, të bazuar në të dhëna të mbledhura nga spitale në tëgjithë vendin, të cilët po e përdornin plazmën në forma nga më të ndryshmet dhepa bërë krahasime gjatë studimit me një grup pacientësh që nuk kishin marrëtrajtim me plazmë për të nxjerrë përfundime për ndikimin e trajtimit me plazmë.

Pacientët që u trajtuan me plazmë me niveletmë të larta të antitrupave rezultuan më mirë se sa ata që morën plazmë menivele më të ulëta antitrupash. Po ashtu, ata që u mjekuan menjëherë pasdiagnostikimit kishin rezultate më të mira se ata që morën trajtim më tëvonuar.

Zoti Hahn dhe zyrtarë të tjerë tëadministratës Trump e interpretuan këtë dallim si një provë absolute e vleravetë plazmës konvaleshente, në vend që ta komentonin si një dallim relativ mes dygrupeve të pacientëve të mjekuar me plazmë. Ish-zyrtarë të FDA-së thanë se kyshtrembërim ishte i pafalshëm, sidomos nga një specialist onkolog si Dr. Hahn.

“Për muaështë e pabesueshme që një specialist që ka drejtuar prova klinike të bëjë njëgabim të tillë. Ishte e hatashme,” tha Dr. PeterLurie, ish-zyrtar i FDA-së nën administratën Obama, i cili tani kryeson grupinjo-qeveritar Qendra për Shkencë në Interesin Publik.

Përmirësimi prej 35% u përsërit nga Sekretarii Shëndetësisë Alex Azar në një konferencë për shtyp të shtunën, megjithëse nukishte në letrën zyrtare të FDA-së që jepte autorizimin emergjent për përdorimine plazmës konvaleshente.

Të martën në mëngjes, zoti Hahn iu kundërvuzërave se momenti kur u bë njoftimi për vlerat kuruese të plazmës u zgjodh përtë rritur popullaritetin për Presidentin Trump në prag të Kuvendit KombëtarRepublikan.

"Specialistët dhe shkencëtarët e FDA-së e morën këtë vendim në mënyrë të pavarur dhe unë i mbështes plotësisht, tha zoti Hahn në emisionin televiziv "CBS This Morning." / VOA