Shirat e rrëmbyeshëm i marrin jetën 70 personave, qindra shtëpi të shkatërruara

Vërshimii ujërave në provincën veriore të Afganistanit ka lënë pas më shumë se 70viktima teksa vijojnë përpjekjet për pastrimin e infrastrukturës nga balta dhegërmadhat e ndërtesave.

Përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm nëAfganistan kanë shkaktuar më shumë se 70 viktima dhe 100 të plagosur në harkune pak orëve.

Të mërkurën autoritetet njoftuan për vërshiminme furi të provincës veriore të Paruanit.

Ujërat mësohet se morën me vete burra, gra e fëmijë,dhe rrëzuan të paktën 500 banesa.

Teksa shirat vazhduan për disa orë, shumëbanorë zgjodhën të qëndrojnë në pikat më të larta të godinave.

"Tentova ta ngjit familjen në çati kurpapritur na mbuloi uji dhe na mori tutje. Nuk po gjej dot shtatë anëtarët efamiljes, dhe nuk e di ku janë."

Gjatë ditës vijuan kërkimet për të mbijetuaritmes baltës, ndërsa makineritë e rënda u përdorën për të nxjerrë personat e zënëposhtë gërmadhave.

Disa prej tyre u transportuan në spital nëgjendje kritike për jetën edhe pse banorët u ankuan se forcat e shpëtimit nukkishin mbërritur në kohë.

Provinca të tjera të vendit raportuan të mërkurënincidente me përmbytjet por pa dëme në njerëz.

Afganistani çdo vit rrezikohet nga vërshimi iujërave për shkak të shirave stinorë.

Në zonat e varfra rurale me ndërtesa më të dobëta,vetëm këtë muaj 15 fëmijë humbën jetën nga përmbytja e fshatit të tyre nëlindje të vendit.