Dy raste riinfektimi me Covid 19 në Europë

Dy pacientëeuropianë janë konfirmuar si bartës për së dyti të virusit korona, duke ngriturshqetësimin për kohëzgjatjen e shkurtër të mbrojtjes imunitare në këtë kohë tëpandemie.

Një rast i fundit në Belgjikë dhe një tjetër nëHolandë vijnë pas evidentimit për herë të parë të një pacienti 33-vjeçar nga Hong-Kongu,që pasi kaloi sëmundjen e kovidit-19, mësohet se u riinfektua katër muaj egjysmë më pas me një formë të re të virusit me t'u kthyer nga Spanja.

Virologu belg, Mark Van Ranst, dhe homologia etij holandeze, Marion Koopmans, vërejnë se zbulimi i këtyre pak rasteve nuk ështëi papritur, kur po të merret në perspektivë, e gjithë bota numëron afro 24milionë njerëz të prekur nga koronavirusi.

"Rastibelg është i një gruaje në të 50-at. U infektua për herë të parë në muajin marsme kovidin tipik, pa u dashur të shkojë në spital, dhe krijoi shumë pakantitrupa pas infektimit. Tre muaj më vonë shfaqi të njëjtat simptoma, por qëzgjatën vetëm një javë."

"Metë drejtë njerëzit druhen se riinfektimi do kthehet në standard, por studimettregojnë se shumica e të infektuarve kanë një reagim të mirë imunitar kurinfektohen përsëri."

E përbashkëta e pacientëve në Europë, dhe atijnë Hong-Kong, qëndron te fakti se koronavirusi ka pësuar një mutacion që e ka bërëatë thuajse krejt të ndryshëm nga fazat e fillimit.

Kjo do të thotë se edhe vaksina që postudiohet kundër kovidit të ri do të duhet të rikonceptohet dhe ribëhet kohëpas kohe për t'iu përshtatur këtyre ndryshimeve, njësoj si ajo e gripit.

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë,rastet e riinfektimit te njerëzit janë ende sporadike dhe nuk duhet të përbëjnëshqetësim për publikun global.