Stoltenberg qeverisë bjelloruse: Mos përdorni NATO-n si pretekst për të goditur protestat
Teksa tensionet në Bjellorusi rriten, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje qeverisë se përpjekja e tyre për të përdorur aleancën si një pretekst për të shuar protestat është e gabuar.
Dukefolur në Berlin para fillimit të mbledhjes së ministrave të mbrojtjes tëBashkimit Evropian ditën e djeshme (26 gusht), Stoltenberg bëri thirrje përzgjedhje të lira dhe të ndershme në Bjellorusi pas zgjedhjeve të 9 gushtit.
“NATO nuk po vendos forcat e saj ushtarake në rajon, kështu që çdo përpjekje e regjimit bjellorus për të përdorur NATO si një justifikim ose si një pretekst për të goditur demonstruesit në vendin e tyre është absolutisht e gabuar dhe e pajustifikuar," - u shpreh ai.
Sipas tij, NATO është e shqetësuarpër situatën në Bjellorusi dhe i bën thirrje regjimit dhe Presidentit tërespektojë të drejtat themelore përfshirë lirinë e fjalës dhe të drejtën përdemonstrime paqësore.
Më 17 gusht, Sekretari iPërgjithshëm i NATO-s kundërshtoi pretendimet e Alyaksandr Lukashenka‘s se NATOpo vendoste forcat e saj jo larg kufirit të Bjellorusisë.