Kim Jong-un paralajmëron për rreziqet që i kanosen vendit nga koronavirusi

Kim Jong-un ka paralajmëruar autoritetet e Koresë së Veriutqë të përgatiten për rreziqet që do i paraqiten vendin nga pandemia ekoronavirusit.

Pas shumë spekulimeve mbi shëndetin e tij, Z. Kim u shfaq nënjë takim me partinë ku foli gjatë për situatën e pandemisë.

Deri tani Korja e Veriut nuk ka konfirmuar asnëj rast me koronavirus dhe mendohet se një shpërthim i madh do të ketë efekte shkatërruese për kombin e varfër.

Kim gjithashtu shtoi se situata e pandemisë nuk ishtemenaxhuar ashtu si duhej dhe se kishte disa mangësi.

Për një kohë të gjatë Pyongyang nuk kishte asnjë rast tëinfektuar  në vend, megjithëse kjo gjë uvendos në dyshim nga vëzhguesit.

Pas një rasti të dyshuar, pati bllokim në një qytet afër Koresë së Jugut, mirëpo ky rast nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht.