Kthimi nga pushimet shton rastet me Covid në Itali, 1,367 raste të reja dhe 13 të vdekur

Infeksionet me koronavirus janë përsëri në rritje në Itali. Në 24 orët e fundit janë  regjistruar 1,367 raste të reja  krahasuar me 878 që ishin të martën. 

Ministria eShëndetësisë raportoi se rastet pozitive janë identifikuar në 93.529 tamponë tëkryer nga 72.341 teste të bëra një ditë më parë.

Ndërkohë 13 pacientëkanë humbur jetën në betejë me virusin duke e çuar në  35 458 totalin e viktimave që nga fillimi ipandemisë. 

Asnjë viktimë nuk kanë Lombardi, ku pati një bum tamponësh të kryer(16.561) dhe 269 raste të reja.

Valle d'Aosta ishte i vetmi rajon ku nuk pati asnjë rast të ri të koronavirusit në 24 orët e fundit. 

Rajoni me më shumëraste të reja është Lombardia (269), e ndjekur nga Lazio (162), Toscana (161),Veneto (147), Campania (135) dhe Emilia Romagna (120).

1,055 pacientë janëtë shtruar në spitalet italiane me simptomat e Covid-19, nga të cilët 69 nëkujdes intensiv.

Në 24 orët e fundit, 161raste të reja pozitive janë raportuar në Toscana. Ngakëto, 102 u kthyen nga pushimet (81 nga jashtë, 21 nga Rajonet e tjera). 

Mosha mesatare është 36 vjeç (vetëm 3% janëmbi 65 vjeç) dhe, sa i përket gjendjeve klinike, 75% ishinasimptomatike. Nga 21 pacientë që u kthyen nga rajone të tjera, 18 ukthyen nga Sardenja.