Kina synon të shmangë luftën e ftohtë
Pandemia ekoronavirusit dhe imazhi i keq i Kinës nëpër botë nuk e penguan Ministrin eJashtëm Wang Yi të fillojë një turne takimesh në disa kryeqytete të Europës. Aisë pari u ndal në Romë për të takuar homologun italian Luigi di Maio.
I shqetësuarpër përplasjet midis Kinës dhe SHBA-së, kryediplomati kinez bëri thirrje qëbota të ndalojë një luftë të re të ftohtë. Duke folur gjatë konferencës sështypit, Ëang tha se është e rëndësishme që Kina dhe Bashkimi Europian tëforcojnë më tej marrëdhëniet dhe të bashkëpunojnë për të luftuar koronavirusin.
Presidentiamerikan Donald Trump e fajëson Kinën për përhapjen e virusit vdekjeprurës sidhe po përpiqet të kushtëzojë zgjerimin e gjigantit të telekomunikacionit Huaëei.
"Kina nuk e dëshiron kurrë njëluftë të ftohtë, sepse Lufta e Ftohtë është një hap pas. Ne nuk do t’i lejojmëvendet e tjera ta bëjnë këtë për interesin e tyre, duke dëmtuar vendet etjera," u tha Ëanggazetarëve në Romë.
Pak pastakimit të dy ministrave, aktivisti pro demokracisë i Hong Kongut Nathan Laë,foli para Ministrisë së Jashtme të Italisë dhe bëri thirrje që të mos injorohetgjendja në Hong Kong dhe ligji për sigurinë kombëtare, për të cilin thuhet seështë hartuar për të ndëshkuar ata që sfidojnë pushtetin e Partisë Komuniste tëKinës dhe parashikon ndëshkime deri në dënim me burgim të përjetshëm.
I pyetur përligjin e sigurisë kombëtare të Hong Kongut, ministri Ëang tha se ai vetëm synontë mbrojë interesat kombëtare.
Italia kambajtur një pozicion të hapur ndaj Kinës dhe është një prej të vetmeve vende qëbashkëpunon për projektin e Rrugës së re të Mëndafshit.
"Italia konservon fort aleancathistorike me SHBA-në e NATO-n, si dhe e konsideron Kinën një aktor tërëndësishëm në skenarin ndërkombëtar,” tha Di Maio.