Trump "sfidon" Biden të kryejnë testin e drogës përpara debateve për zgjedhjet presidenciale

Presidenti amerikan Donald Trump ka"sfiduar" kundërshtarin e tij politik Joe Biden që t'i nënshtrohentestit të drogës përpara debatit të tyre të parë që do të zhvillohet muajin eardhshëm.

Trump u shpreh për gazetën Washington Examiner se ai ka vënë re një përmirësim në performancën dhe në artikulimin e Biden në debatet televizive.

Por Presidenti nuk ka dhënë asnjë faktqë do ta vërtetonte një pretendim të tillë përveçse është shprehur se ai ështëi aftë të dallojë ndryshime të tilla.

Biden dhe Trump do të kenë tre debate përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në vitin 2016, Trump sugjeroi që rivalja e tij e atëhershme demokratike,Hillary Klinton, merrte lëndë narkotike para debateve të tyre dhe e sfidoi atëtë bënte një test droge përpara takimit të tyre të fundit në TV live. KampiKlinton kreu mënjanë sfidën e tij.