Pandemia vijon shtrirjen në Europë

Në Francë dhe Spanjë po arrihen rekorde të reja ditore të të infektuarve me koronavirus, por situata me pandeminë në gjithë kontinentin mbetet shqetësuese.

Shteteteuropiane nuk po mundin ta ndalin valën e koronavirusit që vijon të përhapetprej fillimit të stinës së verës dhe fundit të masave antikovid në kontinent.

VetëmSpanja raportoi 2,400 të infektuar të rinj në 24 orë, shifrën më të lartë nëEuropë për 100 mijë banorë, duke detyruar një ditë më parë qeverinë të njoftojëpërdorimin e ushtrisë për të ndihmuar me gjurmimin e kontakteve te personave tësëmurë.

Përkreun e qendrës së emergjencave shëndetësore në Spanjë, koronavirusi potransmetohet më shpejt por shfaq karakteristika të ndryshme nga periudha ekulmit të pandemisë.

"Duhet pasur shumë kujdes sepse shohim një përqindje më të vogël njerëzish në spitale apo që ndërrojnë jetë, por rritja e shkallës së transmetimit shton rreziqet për jetën e pacientëve."

Numrii të shtruarve në spital me kovidin-19 mbetet i ulët edhe për Francën, kukoronavirusi i ri qarkullon katër herë më shumë te njerëzit e moshave nën 40vjeç.

Përdorimii masave mbrojtëse ndaj infeksionit ka evituar prekjen e shtresave më tërrezikuara të shoqërisë.

Megjithatë,epidemiologët dhe qytetarët presin me frikë një përkeqësim të situatës.

"Nuk jemi parashikues por kemi frikë se qarkullimi i virusit do rritet në vjeshtë, me shtim të rasteve të rënduara që do kenë nevojë për spital dhe kujdesje intensive."

"Tani jemi psikologjikisht më të përgatitur se e kaluam njëherë izolimin, por i shqetësuar jam dhe nuk është e lehtë të pranoj se për dy vitet që vijnë do na duhet të mbajmë maskë kudo."

Gjermaniaka lëshuar një paralajmërim për udhëtime drejt disa rajoneve franceze, ndërsa nëItali është bërë shqetësim një vatër e re infeksioni e zbuluar në ishullin eSardenjës.

Shpërndarjae virusit mendohet se është ndihmuar nga fluksi i turistëve që dalin mbrëmjevedhe në festa, situatë e njëjtë që ka goditur edhe sektorin e turizmit në Greqi.

PasEuropës, edhe shtetet aziatike janë vënë në alarm nga shtimi i të prekurve tërinj nga kovidi, ndërkohë që SHBA-ja dhe Brazili mbajnë rekordet si përviktimat, edhe rastet në total.