Melania Trump: Donald nuk do reshtë së gjeturi vaksinën për të gjithë

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka përmbyllurnatën e dytë të Kuvendit Kombëtar të Republikanëve me thirrjen për më shumëharmoni në vend para zgjedhjeve të nëntorit.

Fjalimi i saj u mbajt të martën nga kopshti iShtëpisë së Bardhë, me bashkëshortin dhe presidentin, Donald Trump, që e ndiqtenë rreshtin e parë të të ftuarve të posaçëm.

Ndër mesazhet e para ishte ngushëllimi iamerikanëve për rreth 180 mijë jetët e humbura nga pandemia e koronavirusit qëprej marsit, një armik i padukshëm që sipas saj ndryshoi vendin.

"Administratae bashkëshorti tim nuk do reshtë së gjeturi një trajtim efektiv ose një vaksinëpër të gjithë. E di që shumë njerëz janë në ankth dhe disa ndihen të pashpresë,por ta dini që nuk jeni vetëm."

Në konventën republikane folën edhe familjarëtë tjerë të presidentit, vajza dhe djali i tij, dhe figura të larta shtetëroresi zv.presidenti Majk Pens apo Sekretari i Shtetit, Majk Pompeo.

Folësit vunë theksin te atributet personale tëpresidentit Trump dhe te çiltërsia e tij politike, si pengesa e vetme që mundt'i bëjë ballë radikalizmit dhe rrënimit ekonomik që do sillte rivali demokrat,Xho Bajden, nëse do i jepej shansi të vijë në Shtëpinë e Bardhë.

Teksa mbaheshin fjalimet, në shtetet eUiskonsit dhe në qytetin e Portlendit, grupimet në mbrojtje të afroamerikanëvevijuan tubimet kundër dhunës policore ndaj komunitetit me ngjyrë.

Zonja e Parë amerikane apeloi për ndaljen e përçarjevesociale dhe dënoi racizmin.

"Ështënjë realitet i trishtë dhe ka pjesë të historisë tonë për të cilat nuk jemikrenarë. Por ju inkurajoj të fokusohemi te e ardhmja dhe të mësojmë nga ekaluara. Qytetarët duhet të ndalin dhunën dhe vandalizmat në emër të drejtësisë,dhe kurrë të mos bëjnë hamendësime duke u nisur nga ngjyra e lëkurës së njëpersoni."

Demokratët të martën e kritikuan vendimin erepublikanëve për të përdorur ambientet e Shtëpisë së Bardhë për të lëshuarmesazhe politike, përkundër precedentëve të shkuar.

Ndryshe nga demokratët e javës së kaluar, ndërkohë,folësit konservatorë e ndërthurën fenë dhe Zotin thuajse në çdo fjalim të tyre.

Edhe presidenti Trump pritet të enjten të mbajëfjalimin e tij ku do të arsyetojë pse duhet rizgjedhur për një mandat të dytë nëzyrën ovale më 3 nëntor.