Mlladiq pritet t'i drejtohet gjykatës në seancën e apelit kundër dënimit për gjenocid
Ish-lideri ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiqpritet t'i drejtohet Gjykatës të Kombevetë Bashkuara, në kuadër të seancës së apelit kundër dënimit me burgim të përjetshëmpër gjenocid.
Një ditë më parë, avokati i tij, Dragan Ivetiq i ka thënëgjykatës se Mlladiq nuk është mendërisht i gatshëm të marrë pjesë në këtëseancë.
Ai gjithashtu është shprehur në gjykatë se ekziston rresikuqë Mlladiq të përballet më një drejtësitë dështuar.
“Unë nuk jam në gjendje të marrë udhëzime në mënyrë të duhurnga zoti Mlladiq, dhe as të sigurohem se ai është i aftë të marrë pjesë” nëprocedurë, ka thënë Ivetiq.
Ai ka thënë se seanca dyditore, që ka nisur të martën, nukduhet të vazhdojë pa analizuar gjendjen shëndetësore të 77-vjeçarit.
Mlladiq, i konsideruar si Kasapi i Bosnjës, është dënuar meburgim të përjetshëm më 2017 për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe përrolin e tij në luftën civile në Bosnjë në vitet 1990.
Aty përfshihet gjenocidi i kryer nga forcat e tij të serbëvetë Bosnjës në një qytezë të Bosnje-Hercegovinës, Srebrenicë, në mesin e vitit1995.
Kjo ngjarje përbën vrasjet masive më të rënda në Evropë prejLuftës së Dytë Botërore, meqë aty janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djemmyslimanë.
Në një seancë të mbajtur muajin e kaluar, ekipi ligjor iMlladiqit ka thënë se ish-gjenerali mund të jetë duke u përballur me shenja tëpara të harresës.
Megjithatë, seanca e së martës ka vazhduar pavarësishtkundërshtimeve të avokatit Ivetiq.