SHBA, trazira pas plagosjes së një qytetari afromerikan të paarmatosur

Në Wisconsin të Shteteve të Bashkuara trazirat vijuan për tëtretën natë me radhë pasi më herët policia plagoi një të ri afromerikan i cilitani raportohet i paralizuar. Të martën në mbrëmje mbi 200 protestues sfiduanurdhrin e ndalim qarkullimit dhe u përleshën me policinë.

Për të qetësuar gjendjen është thirrur në ndihmë edhe GardaKombëtare, por gjendja vijon të jetë e rëndë.

Mediat vendore raportuan për disa automjete ushtarake qëpatrullonin rreth ndërtesës së gjykatës dhe qëllonin me gazlotsjellës nëpërpjekje për të shpërndarë protestuesit. Shumica e tyre i qëlluan policisë meshishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera.

Ndërtesa dhe automjete janë dëmtuar gjatë protestave, ndërsapërleshjet me policinë natën e tretë filluan pak pasi guvernatori i Wisconsin,Tony Evers, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe kërcënoi të dislokojë mëshumë trupa të Gradës Kombëtare në përpjekje për të vendosur rregullin nëqytet.

E ëma e tij Julia Jackson iu bëri thirrje për qetësiprotestuesve. Gjatë një konference për shtyp ajo tha se i biri po lufton përjetën dhe se “nëse ai do ta dinte se çfarë po ndodh në qytet në lidhje medhunën dhe shkatërrimet, ai do të ishte shumë i pakënaqur”.

29-vjeçari Jacob Blake, baba i gjashtë fëmijëve, u qëlluadisa herë ndërsa hapte derën e makinës së tij në rajonin Kenosha. Të paktën njëprej plumbave i preku shtyllën kurrizore. Ai ishte i paarmatosur.

Ky është një rast i përsëritur i përdorimit të armëve të zjarrit ndaj qytetarëve afromaerikanë të paarmatosur. Më herët, vdekja e afroamerikanit George Floyd më 25 maj të këtij viti në Minneapolis, solli protesta dhe trazira që zgjatën disa javë.