Masakra në Zelandën e Re, burgim përjetë ekstremistit, dënimi pa të drejtë lirimi

Autori imasakrës me 51 viktima në dy xhami të Zelandës së Re ka marrë dënimin për jetëdhe pa të drejtë lirimi. 29-vjeçari australian akuzohet për vrasje të motivuarprej urrejtjes për myslimanët dhe për terrorizëm.

Një gjykatë në Zelandën e Re ka vendosurburgimin me jetë të autorit të masakrës së vitit të kaluar që la dhjetëraviktima në dy xhami të vendit.

29-vjeçari, Brenton Tarrant, pranoi fajin përekzekutimin e 51 personave, tentativën për vrasje të 40 të tjerëve dhe akuzën përterrorizëm.

Shtetasi australian i tha trupës gjykuese sesulmin e 15 marsit të kaluar e kishte përgatitur me vite, dhe kur sulmoibesimtarët myslimanë teksa faleshin në xhamitë e qytetit zelandez të Krajstçërçit,qëllimi ishte t'u vinte zjarrin godinave e më pas të sulmonte një xhami të tretë.

Ekstremisti antimysliman mohoi të qenit racistapo ksenofob, dhe refuzoi ndihmën e psikiatrit, duke thënë se problemet e tijmendore nuk i kuptonin ekspertët, dhe se ai do i zgjidhte vetë.

Pas katër ditëve seanca me dëshmitarët dhe nëpraninë e 29-vjeçarit, kryegjyqtari i çështjes i konsideroi krimet e tijmakabre dhe të pafalshme.

"Veprimete tua ishin çnjerëzore. Dukesh që je një person me probleme i motivuar ngaurrejtja për të tjerët që i konsideron ndryshe nga vetja. Nuk ke kërkuar asnjëfalje për dëmet që ke shkaktuar, për masakrën, për kërdinë mbi të paarmatosuritdhe të pambrojturit. Krimet e tua janë kaq të tmerrshme sa edhe burgosja deri nëvdekje nuk t'i shlyen."

Qindra veta u mblodhën të enjten përparagjykatës zelandeze për të ndarë trishtimin për viktimat por edhe për të festuarverdiktin kundër vrasësit të familjarëve tyre.

I pranishëm ishte edhe refugjati afgan ikonsideruar tashmë hero, pasi në kohën e sulmeve e ndoqi terroristin e ri dhe upërlesh me të duke e detyruar të largohej.

"Sotjanë përmbushur procedurat ligjore për këto krime mizore. Ekstremistët janë tëgjithë njësoj, qoftë kur përdorin fetë, nacionalizmin apo ndonjë ideologji tjetër.Ata përfaqësojnë urrejtjen kurse ne këtu sot dashurinë, dhembshurinë, myslimanëdhe njerëzit e pabesim."

Dënimi për jetë pa të drejtë shqyrtimi për29-vjeçarin australian është më i rëndi i aplikuar nga sistemi zelandez i drejtësisë.

Skenat e krimit të vitit të kaluar utransmetuan drejtpërdrejt nga autori përmes rrjeteve sociale, ndërsa në armëtautomatike që ai përdori për masakrën, ishte shkruar mes shumë figurave tëtjera rebele të Krishtërimit edhe emri i heroit shqiptar, Skënderbeut.