Çkemi? Dua Lipa po të kërkon, je gati?

Të gjithë ju që keni dëshirë të jeni pjesë e botës së artit, televizionit, muzikës etj tani keni një mundësi të artë, të dilni tek klipi i Dua Lipës.

Nisma është bërë publike nga vetë Dua Lipa në rrjetet e saj sociale teksa në klipin e saj të ri i cili pritet të publikohet së shpejti, fton të gjithë njerëzit që të realizojnë një video me hashtagun #DuaVideo dhe ta postojnë atë, më të mirat do të përzgjidhen për t'u bërë pjesë e klipit.

"Hej! Jam shumë e entuziazmuar t’ju them se unë jam duke punuar me një video muzikore për ‘Levitating’ dhe unë dua që ju të jeni një pjesë e tij! Pavarësisht nëse është koreografi, tutorial grimi, animacion, ajo fillon në TikTok. Merrni pjesë në sfidën #DuaVideo dhe ju ose puna juaj mund të përfshihen në videon zyrtare të muzikës. Unë nuk mund të pres që të shoh se çfarë do të prezantoni”, shkruan këngëtarja.

https://twitter.com/i/status/1298296747312254976