Dhërmiu, fytyra e vërtetë e shoqërisë shqiptare
Nëse doni të kuptoni se si funksiononshoqëria shqiptare, mos u gënjeni nga ekranet, ku analistët bëjnë skanerine politikës dhe ku vipat na tregojnë “la bella vita”. Mjafton të shkoni njëditë në Dhërmi, jo për të bërë plazh po për t’i marrë plazhet meradhë dhe do të keni një pasqyrë të qartë të përditshmërisë tonë.
Gjen aty nga të gjitha; zhulin deri në gjudhe luksin që feks nga larg me prepotencën e vet tipike, resorte të tipit“luxury & Spa” ku vetëm një masazh relaksi kushton 100 € dhe fast food-eku gocat shkojnë me terezi e fshehurazi, që të mos i shohin shoqet, plazheme çadrat me dantella, në të cilat gocat e fast food-eve lënë gjysmën errogës dhe plazhe me shezllone të prishura ku të thyhet arrshi i qafës,parkingje private ku futesh falas por vetëm po hëngre drekë aty dheparkingje-cepa rruge ku punërori të sheh nga koka te këmbët si rojespitali, të nxjerr koston sa të vlen lëkura dhe e vë çmimin sipas vlerësqë të ka dhënë , ka dyqane ku një ujë kushton 300 lekë por edhe shitësambulantë, që rrushin e importit ta shesin për rrush vendi, restorante“gourmet” ku një pjatë me tre karkaleca kushton 30€ por edhe zgarësallamerish, ku me 30€ ha gjithë familja.
Dhoma që kushtojnë 300 € por mund të fleshedhe në çadër. Ka staf që të shërben me korrektësi por ka edhepehlivanë që me shpresën se nuk do shikosh faturën, ta hedhin me ndonjënjëzeçe. Ka plazhiste që lahen me pupa deti prej gurëve por ka edhe pjeshkaqë nuk i heqin takat 15 ponds në asnjë çast të ditës. Por ajo që ulërinmë shumë në Dhërmi janë plehrat. Ato i gjen kudo; në rrugë, në plazh,pranë shezllonit tënd, pas kurrizit tënd të futura nëpër gropa shkëmbinjsh,para resorteve luksoze ku janë bërë kapicë, nëpër qoshet e çdo parkingu,në çdo rrënjë peme, nëpër ullishta, madje edhe brenda në det, ku ubëjnë shoqëri peshqve.
Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotëtë gjitha shtresat; të pasurit vanitozë, që rrudhin buzët sapo dalin ngaresorti por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës, tëvarfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është përxhepin e tyre, bizneset që prej nevojës së “vjeljes” ç’është e mundur ngagushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër, hallexhinjtë qëshesin, shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skenatë vërteta krimi e në fund edhe punojësit e pushtetit lokal, që lekët eplazheve i morën paradhënie por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanëlënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësajlukunie që përmenda më sipër.
Dhe për ta mbyllur, ashtu siç thoshtepersonazhi i Ndriçim Xhepës në një nga filmat e Socrealizmit, Dhërmiuështë pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopakndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar.