Brenda 2 muajve 100 vatra zjarri, të arrestohen autorët

Vatrat ezjarrit në disa bashki të vendit në javët e fundit kanë venë në lëvizjeinstitucionet. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, strukturë në varësi tëMinistrisë së Mbrojtjes i ka drejtuar  shkresa  61 bashkive, 12 prefektëve dhe Policisë sëShtetit.

AgjenciaKombëtare e Mbrojtjes Civile e cilëson situatën mjaft emergjente duke kërkuarkoordinim dhe reagim të shpejtë.

Zjarretcilësohen të qëllimshme dhe për këtë arsye kërkon zbulimin dhe ndëshkimin eautorëve, pasi kjo sipas saj do të ulte numrin e raste. Pushteti vendor të japëinformacion në kohë reale për shfaqjen e vatrave të zjarrit.  

Gjithashtu kërkohet që bashkitë të mbajnë në gatishmëri dhe të përdorin tëgjitha kapacitetet zjarrfikëse.

AgjenciaKombëtare e Mbrojtjes Civile i kërkon policisë së shtetit në mënyrë emergjenteqë të zbulojë autorët dhe zjarrvënësit të ndëshkohen sipas përcaktimeve tëKodit Penal.

Në javët efundit janë regjistruar disa vatra zjarri në Gramsh, Peqin, Shëngjin, Rubik,Kukës, Himarë, Divjakë, Fushë Krujë, Shkodër, Berat, Fier, etj.

Në harkunkohor të dy muajve në Shqipëri janë regjistruar mbi 100 vatra zjarri ndërsadisa prej tyre kanë vazhduar për disa ditë.

 Nje vatër zjarri është regjitruar edhe ketë tështune, 22 gusht, ne Elbasan ku ne rrethana ende të  paqarta  ka marre flakë një magazine. Ndërsa një tjeterzjarrë është shënuar edhe ne Shkodër ne malin e Taraboshit. Zjarri dyshohet seështë i qëllimshëm, edhe per këtë rast kanë nisur hetimet