Shtohet dhuna ndaj grave

Dhuna ndaj grave vijon të shënojë rritjepavarësisht ashpërsimit të politikave penale. Në Gjykatën e Tiranës ka dalëkëtë të shtunë për masë një 73-vjeçar, i cili akuzohet se plagosi para katër ditësh me thikëbashkëshorten e tij.

Ndrue Prenga ka deklaruar ne gjykatë sengjarja ka ndodhur aksidentalisht, dhe motiv për këtë ka qenë një konflikt përnjë çelës të shtëpisë. Autori ka deklaruar para gjyqtarit Arben Micko, seplagosja ka ndodhur gjatë përleshjes së momentit që ai ka pas me bashkëshorten,e cila është vetëplagosur.  Prokuroriakërkoi për 73-vjeçarin masën arrest me burg pavarësisht moshës me argumentin sepërbën rrezik,  kërkesë që është pranuarnga gjykata.

Ndërkohë, në Tiranë policia ka prangosur një33-vjeçar që përndiqte prej muajsh një 28-vjeçare,  e cila madje kishte tentuar  edhe vetëvrasjen.

Në bazë të informacionet e marra në rrugëoperative, policia  ka  mundur të arrestojë shtetasin Klajdi Vladi ,33 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij rendojnë akuzat  “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje ithirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ndërsa në Durrës është vënë në pranga një55-vjeçar, i cili ne periudha të ndryshme kohore akuzohet se ka kryer vepra tëturpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.