Shisnin drogë mes pallateve, arrestohen dy të rinj në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit R.Gj., 24 vjeç dheI.P., 24 vjeç, pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet. Gjatëkontrollit të vendit ku dy të arrestuarit ishin, u gjetën 80 doza me lëndë të dyshuar cannabissativa, si dhe shumën prej 62.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë eprovës materiale, së bashku me 3 aparate celular.
Arrestimi i dy shtetasve u bë i mundur falë denoncimit tw qytetarwve.
Gjatë operacionit ,shërbimet e Policisë në rrugën “Frosina Plaku”, në hapsiren midis nje bllokupallatesh, e cila quhet si zona e “Tunelit”, kanë konstatuar dy personat elartpërmendur të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po shisnin lëndënarkotike në doza të vogla .- raporton Policia.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranëGjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, përveprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.