Fillimi i vitit shkollor, Mehmeti: "Po bërtasin maska, maska, por ka familje që nuk kanë mundësi t'i blejnë
Specialisti i arsimit, Ndriçim Mehmeti shpreh shqetësimin përmbarëvajtjen e mësimit në shkolla apo fakultete në kushtet e pandemisë.
Në një intervistë për Ora News, Mehmeti rendit problematikat, të cilat duket se nuk janë marrë aq seriozisht nga Minstria e Arsimit, kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga 14 shtatori.
Sipas Mehmet-it, problemi më i madh shfaqet tek ato shkollaqë janë shkatërruar apo dëmtuar si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit, për tëcilat Ministria e Arsimit nuk ka asnjë plan konkret.
"Ne kemi 106shkolla të shkatërruara, në vendet me popullsinë më të madhe; në Tiranë, nëDurrës, Vorë, Krujë, Fushë-Krujë etj dhe kam përshtypjen se asnjë njeri nëMinistrinë e Arsimit nuk i di këto. Ku do të bëjnë mësim këto fëmijë, nuk kaasnë plan. Sipas Ministrit të fatkeqësive natyrore, zotit Ahmetaj, dhe kryeministritRama këto shkolla do të happen me 26 Nëntor. Dhe sikur të hapen, çfarë do të bëhetgjatë dy muajve për mësimin në këto shkolla? Ato familje që janë prekur nga tërmeti,më thuaj si u vete interneti, në çadra apo në kontinier? Si do t'u blejnë atosmartphone fëmijëve për të ndjekur mësimin dhe nga ana tjetër Minstria eArsimit thotë se 97% kanë smartphone. Po ku moj zonjë, ato nuk kanë bukë për tëngrënë. Ato nuk dinë se çfarë do t'u sjellë e nesërmja, vjen dimri dhe i gjenjashtë"
Sipas Mehmetit nuk ka asnjë studim që do të përcaktojë ato shtresaqë kanë nevojë për një trajtim të specializuar ndaj masave antikovid nëshkolla.
"Po bërtasinmaska duhet të jetë e detyrueshme, por që të jetë e detyrueshme ti duhet t'ikrijosh kushtet individit, sepse ka individë që s'kanë mundësi t'i kenë. Kaprindër që kanë tre fëmijë në shkollë, më thuaj si do të ia dalin ato në javë?Vetëm 750 lekë janë maskat që do të paguajnë dhe si do të bëhet transporti? Nekemi thënë që do të përdorim vetëm 70 % të kapacitetit të transportit, pra nësemë para një furgon ishte 20 plus 1, tashmë do të jetë një furgon që është vetëm14 plus 1. Shkojmë më tutje, kemi thënë që do të vijmë pa bukë me vehte. Keni bërëllogari që në shkolla ka fëmijë mediabet, si do të ushqehet ai apo do t'i krijosh një komplikacion më shumë përshëndetin. Si do të bëhet me ata, të cilët do ta vendosin maskën, por e kanëproblem për shkak të alergjisë, për shkak se janë me sëmundje respiratore, apongaqë janë me sëmundje kardiovaskulare; pra për të gjitha këto duhet të ketë njëstudim.
Mehmeti shton se ka një papërgjegjshmëri nga ana e Ministrisësë Arsimit pasi nuk po merr asnjë masë konkrete.
"Ka një problemshumë të madh, një absurditet që ndodh vetëm në Shqipëri që Ministri i Arsimitnuk është fare në task forcën. Pra, Ministri i Arsimit menaxhon jetën e mbi 600e 40 mijë fëmijëve, të rinjve dhe studentëve dhe ky nuk është gjëkundi. Ky thotë,të presim se çfarë do të më thonë. Po si do të presësh, je ti që do të ofroshalternativa. Vetë Ministrja e Arsimit ka deklaruar se 10 mijë veta nuk janëparaqitur fare në mësimin online. Kjo është e patolerueshme. Arsimi në bazë tëKushtetutës është e drejtë, jo privilegj. Arsimi deri në klasën e 9-të ështëdetyrim"
Për të, shqetësim mbetet situata e shtresave në nevojë, përtë cilat nuk ka asnjë plan.
"Ne s'kemi folurfare për shtresat në nevojë. Çfarë do të bëjnë ato se kanë 6 muaj pa marrë asnjëshërbim, fëmijët autikë, ato të cilët kanë nevojë për fizioterapi apo përlogoped, ato që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë. Mendon njeri për këto shtresa,se një shoqëri e mirë nuk mendon për mua dhe për ju që e mbrojmë vehten vetë,por mendon për ato që janë të pamundur, për ata që janë në nevojë, për ata që ikanë mundësitë e kufizuara, për këto duhet të mendojmë neve. Si do të bëhettransporti i tyre, kanë menduar apo i thuhet prindit paguaj vetë se s'ka gjë,se prindi jonë është shumë i pasur. Këtu s'merr masë njeri, presin se çfarë do të na sjelli perëndia. Programi për shkollatnuk është gjëkundi, vetëm nëse kanë ndonjë kështu si kinder suprize, por këtapunë nuk bëhen kështu, këta duan një plan afatgjatë."
Mehmeti shprehet me pesimizëm mbi të ardhmen e të rinjve tëvendit.
"Unë, me shqetësim shoh se fillimi i viti do të jetë shumë i vështirë dhe ne do të vuajmë pasoja mjaft të rënda, kjo jo vetëm në dije, por edhe në cilësitë e të rinjve tanë, në vlerat qytetare që ata mbartin, sië janë toleranca, mirëkuptimi dhe vlerat demokratike"
Intervistoi: Xhoi Malësia