Videot denoncuese: Mjetet e rënda vijojnë derdhjen e mbetjeve urbane në Manzë

Banorët e Manzës denoncuan me video të dërguara pranë 'Ora News' se zona vijon të përdoret për venddepozitimin e mbetjeve urbane, pavarësisht se disa javë më parë u tha se kriza e menaxhimit të mbetjeve në Durrës u zgjidh me dërgimin në Sharrë.

Dyshimet e tyre janë se mbetjet kanë ardhurnga qyteti, por ky pretendim nuk mund të provohet me këto pamje amatore, ndërsareagimi nga institucionet mungon.

Me rikthimin e fenomenit pavarësishtprotestave të vazhdueshme, edhe banorët kanë ndryshuar strategjinë epërballjes.

Të shtunën kanë bllokuar rrugën me këto blloqemasive betoni ku kanë shkruar edhe një mesazh të qartë për autoritetet.

''Jemi të detyruar që t'i nxjerrim vështirësi e pengesë, do ta mbrojmë me çdo kusht. E ka fituar tenderin për t'i çuar në SHarrë. Aty t'i çojë, e jo këtu sheshit.''

Banorët thonë se depozitimi dhe djegia e mbetjeve aty u ka vështirësuar jetesënduke e kthyer zonën në një bombë ekologjike.

''U bënë 2-3 javë që po hedhin tonelata çdo ditë. Një herë në dy javë digjen.''

E ashtuquajtura kriza e mbetjeve në BashkinëDurrës nisi në muajin qershor kur venddepozitimi i Porto Romanos u mbyll për tushndërruar në një eko park.

Qyteti nuk u pastrua për disa ditë, ndërsa bashkia u detyrua të shpallë emergjencën mjedisore.

https://youtu.be/vvbgpoNA2fs