Pandemia nuk ndal pelegrinazhin, mbi 400 mijë pelegrinë në Malin e Tomorrit

Vijonpelegrinazhi në malin e Tomorrit për të kremtuar festën e Baba Tomorrit.

Baba Edmond Brahimaj tha se janë marrë të gjitha masat antikovid.

Nuk i ka ndalur as pandemia. Mijëra pelegrinë kanë udhëtuar drejt Teqesë së Kulmakut për të marrë bekimin dhe larguar të këqijat.

“Jemi munduar të rregullojmë rrugën, ujë dhe drita. Gjithashtu janë marrë masa për të bërë dezinfektimin e zonës por dhe një grup mjekësor ndodhet në gadishmëri për çdo nevojë të besimtarëve” thotë Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj.
 
"Mjeshtri i madh” Ferdinand Samarxhi tha se mbi 400 mije persona kanë shkuar pelegrinazhin në malin e Tomorrit këtë verë. Edhe presidenti Ilir Meta percolli sot urimin për të gjithë besimtarët bektashinj.

"Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja! Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike! " shkruan Meta.

Ne foto: Pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit

Shikoni këtu disa nga momentet nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit/ fotogaleri nga LSA Pelegrinazhi në malin e Tomorrit dhe qingjat kurban për mirësi në familje

https://youtu.be/V3dmFbVJoGU