Peqini, tre muaj pa gjinekolog
Spitali i Peqinit, prej më shumë se tre muajsh ka mbetur pamjek gjinekolog, pasi mjekja e vetme që shërbente aty ka dalë në pension.
Aktualisht në këtë spital bëhen vetëm konsulta nga mjekët espitalit dhe rastet urgjente transferohen në spitalet e Elbasanit apo tëRrogozhinës.
Peqini numëron rreth pesëdhjetë mijë banorë dhe mungesa emjekut gjinekolog është shqetësim kryesor.
Kryeinfermierja, Marie Behina, pranon pamundësinë për t'u dhënë grave kujdesin e duhur mjekësor.
Maria Behina: "Presimtë na vijnë mjekët gjinekolog. Mjekja që ishte ka disa muaj që ka dalë nëpension. Ka disa muaj që po presim mjeke.Këtë vit nuk kemi pasur lindje, porzakonisht kur ka lindje i presim këtu, por kur janë lindje të vështira ne idërgojmë në Elbasan"
Edhe për stafin është e vështirë të punojnë pa udhëzimet emjekut specialist.
"U bënë tre muajqë mjekja gjinekologe ka dalë në pension. Kemi pasur lindje, kishte rasteshtatë-tetë në muaj. Të shohim, na ka dhënë shpresë kjo drejtoresha e re",shprehet infermierja
Drejtoria e spitalit të Peqinit bën me dije se ka bërëkërkesën, por deri më tani nuk është dhënë zgjidhje.