Dom Gjergj Meta: Pandemia po nxjerr në pah pandemi të tjera. Duhet vetëdije sociale më e fortë
Dom GjergjMeta dha sot një mesazh të fortë nga Shkodra për kohën që jetojmë. Ai renditidisa nga problemet e shoqërisë shqiptare, që nxorri në pah pandemia.
Dom Gjergj Meta ka dhënë një mesazh gjatë një shfaqejeje të zhvilluar në Shkodër, kushtuar Lekë Tasit, intelektualit 92-vjeçar, që vuajti nga regjimi monist. Jo vetëm 45 vitet e regjimit komunist por edhe periudha 30 vjeçare e tranzicionit, sipas dom Gjergj Metës na ka dëshmua se ende nuk kemi tejkaluar shumë probleme.
“Do kisha dashur një shoqëri më të vetëdijshme. Të mos themi qëka kaluar ajo kohë dhe të shohim drejt të ardhmes. Kjo është e rëndësishme, pornjë e ardhme nuk mund të ndërtohet mbi një të kaluar të pavetëdijësuar, pasiështë sikur të ndërtosh në rrënoja, të ngresh një shtëpi mbi themele tëbrishta.
Vetëdija e shoqërisë është thelbësore për të ndërtuar të ardhmen, e cila duhet bërë mbi themele të sigurta dhe jo në rrënoja.
Themelet i përkasin të kaluarës, e ndërtimi duhet bërë mbi themele të mira. Pajtimi vjen përmes një vetëdije më të fortë, e kjo duhet sesbën për këtë që ka ndodhur në vendin tonë.
Apeli është ky. Ti kushtojmë shumërëndësi marrëdhenieve me njëri tjetrin. Shëndetit mendor t'i kushtojmë rëndësitë madhe. Pandemia po zbulon disa sëmundje të tjera si varfëria, papunësia,marrëdhëniet ndërfamiljare, dhuna në familje, abuzimet, korrupsioni.
Kjo pandemi po i nxjerr më shumë në pah. Konfliktualiteti politik që unë e kam përsëritur disa herë që është gangrenë për shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht nuk ka shenja se do të zbutet kjo gjë. Shpresojmë që të kemi një këndvështrim më të gjerë rreth këtyre problematikave që po nxjerr në pah pandemia. Kanë ekzistuar, por po dalin edhe më shumë në pah"
Dom GjergjMeta ngre zërinpër fenomenin e kriminalitetit.
“Gjakmarrjen nuk e shoh një problem dhe nuk duhet ta stigmatizojmë shoqërinë për këtë problem. Kriminaliteti është problem, e që është i bazuar në interesa ekonomike, mbi pushtetin për zona të caktuara, të zonave të kultivimit të kanabisit, trafiqeve, për arsye të sundimit të paligjshmërisë dhe korrupsionit. Statistikisht gjakmarrjen nuk e shoh një problem, kemi pak familje të ngujuara. Kurse problemet e rendit janë. Ndoshta kjo ka ndodhur edhe për shkak të konfuzionit që ka krijuar pandemia që po kalojmë këto kohë. Kaosi social që në Shqipëri është më i fuqishëm.”
Mesazhet i dha pas një aktiviteti artistik që u zhvillua në Shkoder, ku ipeshkvi ishte i pranishëm.