Ra nga fiku, sillet me urgjencë në Tiranë, ka dëmtime në shtyllën kurrizore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2020, 11:35
Një 48 vjeçar po sillet me urgjencë me helikopter në Tiranë pasi ka dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore.
Dervish Mahilaj është rrëzuar aksidentalkisht nga fiku në oborrin e shtëpisë së tij mëngjesin e sotëm në fshatin Berdenesh bashki Sarandë.
Mjekët thanë se 48 vjeçari ka dëmtime në shtyllën kurrizore prandaj është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.