Zvërnec, fshati që furnizohet me ujë vetëm një orë në pesë ditë

Zvërneciështë pjesë e projektit të “100 fshatrave” turistikë, por investimet e premtuaraende nuk janë vënë në zbatim.

Problemet ebanorëve nisin në pikën ku ndahet rruga që të çon drejt Manastirit me atë që tëçon brenda në fshat. Deri aty vjen asfalti.

"Deri tek kryqëzimi që ikën për tekManastiri është problem. Këtu thanë që do të bëhet fshati turistik, do të shtrohetrruga, do të vijë ujësjellësi, e shumë e shumë premtime të tjera, që siç ishikoni këtu nuk janë vënë në zbatim"

"Bashkia kishte mundësi, bërirrugën e Manastirit për interesat e veta. Tani, rruga që kryqëzimi e deri këtunuk po vë dorë njeri brenda fshatit nuk interesohet njeri", shprehen banorët.

Por uji ipijshëm është problematika më jetësore me të cilën përballen banorët.

Thonë sefurnizohen një herë në disa ditë dhe uji që u shkon nuk pihet.

"Uji këtu vjen një herë nëkatër-pesë ditë dhe ka raste që vonohet dhe më shumë. Uji nuk mund të përdoret,për të pirë e as për të gatuar. Edhe për të larë është problem",shprehet banorja

Banorëtthonë se ujin  e paguajnë edhe psenevojat jetësore i plotësojnë me puset që kanë hapur në mënyrë private dhe metë blerë. Ato thonë se u është premtuar shumë, sidomos në kohë fushate, porthuajse asgjë nuk është bërë.

Problematikatpa zgjidhje në 3 dekada kanë nxitur braktisjen. Kjo ka bërë që 95 % e banorëvenë këtë fshat janë moshë e tretë. Të rinjtë që kanë emigruar drejt shteteve tëtjera, rikthehen vetëm në verë.

Për shkak tëmungesës së fëmijëve, shkolla është mbyllur.

" Ja e shikoni shkollën, kishte8 klasë dhe shikojeni se si është katandisur. Shteti nuk ka vënë dorë nëfshatin e Zvërnecit", shprehet banorja.