Tiranë: 28 vjeçarja tenton vetëvrasjen, prej muajsh përndiqej nga 33 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Gusht 2020, 12:55
Një 28 vjeçare tentoi të kryente vetëvrasje pasi prej 8 muajshpërndiqej nga një 33 vjeçar informoi sotpolicia e Tiranës.
Vetë e reja, e identifikuar me inicialet S.SH kishte vendosur të bënte kallzëim në polici qëçoi më pas në arrestimine 33 vjeçarit.
" Shtetasi K.V epërndiqte duke e telefonuar vazhdimisht që prej muajit Janar, duke i shkaktuarankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen" informoipolicia e Tiranës.
Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K.V., 33 vjeç,banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,për veprime të mëtejshme, për vepratpenale “Përndjekja”, “Përdorimi mekeqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.