Kanosën 40-vjeçarin për t'i marrë 500 mijë lekë, arrestohen 2 persona në Pogradec

Dy persona janë vënë në pranga në Pogradec.

Shtetasi Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues nëTiranë dhe Enver Shaho, 46 vjeç, banues në Pogradec, kanë ushtruar presion ndajnjë 40-vjeçari që të nënshkruante një deklaratë noteriale huamarrje me vlereë500,000 lekë.

''Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë'', informon policia.

Arrestimi i tyre u krye nga Specialistët përHetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.