Nga kosovarët deri tek rusët: Shqipëria alternativë pushimesh nga “kushtet” e pandemisë

Politika e Shqipërisë me regjim jo kufizues në hyrje të paktën po jep efekte pozitive në sektorin e turizmit këtë fund gushti. Fluks i shtuar turistësh,  nga vendet e rajonit deri tek rusët u shënua këtë fundjavë në pikat kufitare.

Regjimi jo kufizues i lëvizjes në kufi, e kakthyer Shiqipërinë në destinacion kryesor të pushimeve për vendet e rajonitderi në lindje!

E shtuna shënoi fluks të shtuar të lëvisjespranë pikës kufirate të Qafë Thanës, ku Maqedonia e Veriut që po shërben sikorridor.

''Destinacioni jonë është Saranda. Jemi për herë të parë në Shqipëri dhe do të qëndrojmë për të paktën 5 ditë. Do të pushojmë në Vlorë për 9 ditë. Rikthehem për herë të parë pas shumë vitesh në Shqipëri. Atëherë qëndrova në Durrës.''

Vlora e Saranda ishin destinacionet kryesore.

''Mendojmë ndoshta 1 javë. Vijmë për fundjavë se jemi në punë.''

Fluks i lartë pushuesish drejt bregdetinshqiptar u shënua edhe nga Kosova!

20 mijë persona kaluan kufirin vetëm në orët epara të mëngjesit!

Saranda e Ksamili janë këtë të vit plazhet epreferuara të shqiptarëve të Kosovës.

''Është hera e parë që jemi në Ksamil, shumë bukur.''

Muaji gusht i ka dhënë frymëmarrje industrisësë turizmit në këtë sezon të pazakontë në mes të pandemisë.