Nipi i kryebashkiakes socialiste Majlinda Bufi kapet me drogë në makinën e bashkisë
Skandal në Bashkinë e Roskovecit. Shoferi i kryebashkiakes njëherësh nip i bashkëshortit, është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi është kapur me drogë. Policia tha se lënda narkotike u gjet në një makinë, që sipas burimeve përdoret nga vetë kryebashkiakja.
35-vjeçari Arber Bufi, shofer dhe njëherësh nipi ibashkëshortit të kryebashkiakes socialiste të Roskovecit, Majlinda Bufi ështëkapur me drogë.
Ai ishte mes 5 personave të proceduar penalisht nëgjendje të lirë nga policia e Fierit pasi u ndalian me sasi të vogla lëndënarkotike.
Burime bëjnë me dije se droga e gjetur në makinënpersonale të të ndaluarit i cili tashmë po hetohet në gjendje të lirë. Por poashtu shtohet se lënda narkotike i ësht ë gjetur shtetasit Klement Buzit, icili ka deklaruar se e ka për përdorim personal.
Vetë Bufi thuhet se ka deklaruar se nuk kishte dijenipër drogën që kishte shoku me t ë cilin po udhëtonte në automjet.
Megjithatë tashmë sipas njoftimit të policisë Bufiakuzohet për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Por ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar njëmesazhi që i ka mbërritur shprehet se në automjet është gjetur 85 kilogram kanabis dhe seshoferi i kryetarit të bashkisë ështëliruar me urdhër nga lart.
Vetë kryebashkiakja e Roskovecit duke iu përgjigjur Berishësshprehet se i konsideron këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur madje duke shtuarse në këtë mënyrë nuk fitojnë asnjë votë më shumë.
Në reagim ajo nënvizon se do të do të ndjekë rrugënligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje .
Për ngjarjen ka reaguar dhe PD, ku ish-deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se nën drejtimin e Edi Ramës drogën mund ta bësh me makinën e Ministrit të Brendeshëm apo të kryetarit të bashkisë. Madje sipas tij mjafon të kesh garancinë e Ramës se nuk do të shkarkohesh dhe droga derdhet lumë me makinat e shtetit.
Lexo edhe: Makina me drogë, kryebashkiakja Bufi: Do ndjek rrugën ligjore për këtë çështje