Video/ Dush në sheshin "Skenderbej": Djali lahet vetë, pantallonat, maskën e fshihet me peshqir
Shatërvani në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për disa është kthyer në një vend për tu larë gjatë këtyre ditëve të nxehta.
Një video e mbërritur në redaksinë e Ora News tregon sesi një djalë lan pantallonat e shkurtra në një nga shatërvanët e ngritur në sheshin “Skënderbej”.
Videoja është regjistruar mëngjesin e sotëm, atëherë kur ka pak njerëz në sheshin “Skënderbej”. Dhe djali duket se nuk e shqetësojnë fare sytë e qytetarëve të paktë, as e pengojnë për të vijuar normalisht me larjen dhe higjienën personale.
Qytetarë që ishin aty thanë se djali fillimisht i bëri një dush vetes, pastaj radhë e patën pantallonat. Pasi i lau në shatërvan i shtrylli fort dhe i veshi.
Vuri dhe maskën, u fshi me peshqir dhe vijoi rrugën.
Në fakt në këto kohë higjiena personale është e rëndësishme.
