Aministia Fiskale në Komisionin e Ekonomisë, PS kërkon shtyrjen e saj për në shtator

Edhe pse kryeministri Edi Rama premtoi dy herë se amnistia fiskale do tëkalonte brenda këtij sesioni parlamentar, socialistët në Komisionin e Ekonomisëkërkuan shtyrjen e projektligjit për në shtator.

Deputetët e opozitës e cilësuan këtë si tërheqje të qeverisë ndërsakryetarja e komisionit Milva Ekonomi dhe deputetja Evis Kushi thanë se por kërkohetmë shumë kohë për të marrë një dakordësi më të gjerë.

 Ministrja e Financave Anila Denajtha se gjatë muajit gusht do të punohet me grupet e interesit për aktet nënligjore.

Nga amnistia fiskale parashikohet të përfitojnë të gjithë individët dhesubjektet që kanë para jashtë sistemit bankar duke i deklaruar atovullnetarisht brenda një afati 1-vjeçar.

Por siç ka bërë të ditur kryeministri, nga kjo nuk përfitojnë politikanëtdhe ata që i kanë përfituar pasuritë nga krimi.